MPB sot njoftoi se tre persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, ndërsa në 24 orët e fundit janë ngritur gjithsej shtatë denoncime.
Më 22.03.2026 në orën 00:30 në një fshat të Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria B.S. (43) nga rajoni i Gostivarit, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 40-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës.
Më 21.03.2026 në orën 16:20 në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria një 73-vjeçar nga Negotina, duke vepruar pas denoncimit se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 72-vjeçare, duke përdorur edhe një send të fortë, ndërsa kishte kërcënuar edhe vajzën e tyre 26-vjeçare. Gjatë ndërmarrjes së masave u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.20 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.03.2026 në orën 10:20 në Stacionin Policor Gjevgjeli, një 31-vjeçare nga një fshat i rajonit të Gjevgjelisë denoncoi se rreth orës 01:30 në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 33-vjeçar, i cili i kishte shkaktuar lëndime trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.03.2026 në orën 22:30 në Stacionin Policor Strumicë, një 37-vjeçare nga një fshat i rajonit të Strumicës raportoi se rreth orës 20:00 në Strumicë ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 38-vjeçar. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 21.03.2026 në orën 13:05, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.K. (37) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të partneres së tij 19-vjeçare se rreth orës 07:00 në shtëpinë e saj në Shkup e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte bërë kërcënime me jetën. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 22.03.2026 në orën 03:00 në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare nga Shkupi denoncoi se rreth orës 23:30 në shtëpinë familjare në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.K.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.03.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup, një grua 48-vjeçare nga Shkupi denoncoi se më 23.02.2026 rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj V.Z. (51), i cili me këtë rast e kishte hedhur nga shkallët nga kati i dytë në katin e parë të shtëpisë. Gruas iu dha ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të përgatitet kallëzim përkatës.
