Sektori i Krimit Kibernetik në Byronë e Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme informon publikun se është vërejtur një dukuri e shpeshtë ditët e fundit, ku persona të panjohur nëpërmjet një numri telefoni të huaj +639606963624 u dërgojnë qytetarëve të RMV-së mesazhe në lidhje me një shkelje të rreme të trafikut dhe kërkojnë pagesë me kartë pagese për të njëjtën në një faqe interneti të rreme http://mvr.govmk.cam/mk.

“Ata e kryejnë mashtrimin në një mënyrë të tillë që, pasi personat klikojnë në linkun e lënë në mesazh, kjo çon në një faqe interneti të rreme të MPB-së ku ju kërkojnë të vendoset numri i targës nga automjeti dhe më pas ju çojnë në një dritare të re ku keni një shkelje të regjistruar dhe kërkojnë një pagesë prej 1500 denarësh për të”.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë mesazheve që vijnë nga faqe interneti jolegjitime të Ministrisë, as të lënë të dhënat e tyre personale dhe të dhënat e kartës së pagesës, të cilat më pas bëhen cak i abuzimit”.

“Sektori i Krimit Kibernetik në MPB gjithashtu u bën thirrje qytetarëve dhe personave juridikë që të mos hapin linqe të dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura në mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version