Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Shtip. Ata njoftojnë se rreth orës 21:25 kanë marrë raportimin për gjuajtje me armë në një kafene në sheshin e qytetit të Shtipit.

Sipas MPB-së, është shtënë në drejtim të shtetasit turk E.O., 25 vjeç nga Turqia, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 22:10 në spitalin e Shtipit.

Lexo po ashtu
Gjuajtje me armë në Shtip, ndërron jetë një person – arrestohet i dyshuari

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, përfshirë përdorimin e dronit, në afërsi të pikës së pagesës “Milladinovci”, zyrtarët policorë kanë arrestuar K.K. (21) nga Republika e Turqisë, i cili dyshohet se është autor i krimit, si dhe A.H.(22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28), të gjithë nga Republika e Turqisë, me dyshimin se i kanë ndihmuar K.K. për të ikur nga vendi”.

“Përkatësisht, në orën 22:15, në pikën e pagesës “Miladinovci”, në aksion të përbashkët të SPB-Shtip, SPB-Shkup dhe policisë së trafiku, është ndalur vetura e udhëtarëve “BMW” me targa të Shtipit, në të cilën ndodheshin A.H., T.M., O.M. dhe A.O., ndërsa A.H. tentoi arratisjen, ndërsa të tjerët janë privuar nga liria. Menjëherë pasi janë marrë masa, ai dhe autori K.K. janë gjetur dhe privuar nga liria”, thonë nga MPB.

MPB me detaje për vrasjen në Shtip, të dyshuarit dhe viktima janë shtetas të Turqisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version