Policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 14 shoferë në territorin e gjithë vendit për drejtim të pandërgjegjshëm të automjeteve. Sipas njoftimit, nëntë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tre të tjerë kanë vozitur pavarësisht masës aktive të ndalimit për drejtim automjeti.

“Prej tyre, 9 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi ( tre nga Prilepi, nga një në Zhelinë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë.) Dy për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit ( në Gjevgjeli dhe Shkup)Tre për ndalesë aktive për drejtim të automjetit në (Kërçovë, Kumanovë dhe Veles)- thonë nga MPB.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. Autoritetet apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa leje, nën ndikimin e alkoolit apo në kundërshtim me masat ndaluese, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

Share.
Exit mobile version