Sot në orën 04:05 në Departamentin e Policisë së Mateçit, D.E. (25) nga Shkupi, ka raportuar se para një shtëpie në fshatin Ropalce, Komuna e Likovës, dy persona me lëng të ndezshëm kanë shkaktuar zjarr në automjetin e tij BMW me targa të Shkupit.
Ai e ka shuar zjarrin, në të cilin nuk ka pasur të lënduar.
“Një ekip nga SPB-ja e Kumanovës ka kryer një inspektim dhe po punohet për sqarimin e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.
