
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë një i burgosur në Burgun e Idrizovës.
Sipas njoftimit të MPB, i burgosi ishte dërguar në spital pas pas mesnate, ndërsa kishte ndërruar jetë rreth orës 3 të mëngjesit.
“Sot (02.08.2025) në orën 01:20 nga Kompleksi i klinikave “Nëna Terezë” është raportuar se te ata për të marrë ndihmë mjekësore nga Burgu i Idrizovës ishte sjellë i burgosuri S.D., por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai ka ndërruar jetë në orën 03:07. Për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.
MPB: I burgosuri nga Burgu i Idrizovës ndërroi jetë në Qendrën Klinike në Shkup appeared first on Telegrafi.