Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullimave dhe erërave të forta.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 24 deri në 32 gradë.
Në Shkup, moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë 31 gradë.

