Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha me diell.
Kryesisht në rajonet ekstreme perëndimore dhe lindore do të ketë kushte për shira të rastësishëm lokal.
Do të fryjnë erëra mesatare deri të forta nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 13, ndërsa maksimale nga 13 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha me diell. Do të fryjnë erëra mesatare, dhe në pjesë të luginës dhe herë pas here erëra të forta veriperëndimore.
Temperatura në kryeqytet do të sillet nga 7 deri në 20 gradë.
Moti me vranësira të ndryshueshme do të vazhdojë gjatë gjithë javës së ardhshme.
Të martën priten shira të rrëmbyeshëm lokalë, bubullima dhe erëra të forta.

