Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima.
Do të ketë procese më intensive me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 18 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 21 gradë.

