Sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për shi të lehtë lokal.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 17 gradë Celsius, njoftoi Drejtoria Hidrometeorologjike.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimalet do të arrijnë 15 gradë.
Në fillim të javës së re do të ketë kushte për reshje lokale të herëpashershme. Drejt mesit të javës do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë me rritje të temperaturave të ditës.
Të enjten do të fryjë erë e fortë nga jugu. Gjatë natës drejt të premtes dhe të premtes, nën ndikimin e një vale të lagësht, priten reshje në disa vende.

