Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, me vlera minimale që në disa vende do të zbresin në -4 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të variojnë nga rreth 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, dhe temperatura e ditës do të arrijë rreth 15 gradë.

Share.
Exit mobile version