Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimale do të arrijë 17 gradë.
Deri të premten moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Mëngjeset do të jenë më të ftohta me temperatura minimale që në disa vende do të bien nën zero.
Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të lehta lokale.

