Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites pritet të ketë reshje të shiut, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri 33 gradë celsius.
Të enjten moti pritet të jetë me diell dhe vranësira. Nga enjtja pasdite deri të premten moti pritet të jetë me reshje të shiut./Telegrafi/

