Nën ndikim të masës së lagësht dhe të paqëndrueshme moti gjatë kësaj jave do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me paraqitje të shpeshtë të shiut dhe bubullimave.

Nga DPHM njoftuan se në vend proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme shiu (për një kohë të shkurtër sasi më e madhe), bubullima, erë të fortë (mbi 60 km/orë) dhe paraqitje të izoluar të breshërit.

Në Shkup, deri në fund të kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shi të përkohshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtër me reshje më të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit.

Deri të premten do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore dhe temperaturat do të jenë pa dallim të madh, ndërsa nga dita e shtunë do të ketë erë të përforcuar veriore dhe temperaturat do të jenë në rënie.

Moti ditët e ardhshme në Maqedoni me reshje shiu dhe bubullima appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version