Ministria e Mjedisit njofton se është ndaluar lëvizja në territorin e deponisë “Vardarishte”.

“Komiteti Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim të Sistemit të Menaxhimit të Krizave, në mbledhjen e 7-të të sotme, i propozoi Qeverisë, e cila dhe miratoi vendimet e mëposhtme: ndalim të lëvizjes në territorin e deponisë „Vardarishte“ si masë urgjente për përballimin e zjarrit në këtë deponi në komunën e Gazi Babës.

Vendimet u morën pas diskutimeve mbi situatën me zjarret në deponinë „Vardarishte“ në komunën e Gazi Babës, ku anëtarët e Komitetit, për shkak të rrezikut të shtuar për jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe për shkak të ndotjes së mjedisit, vendosën masa për parandalim dhe largim të pasojave të dëmshme nga zjarret në deponi.

Këto vendime kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e qytetarëve, si dhe menaxhimin parandalues të situatave të mundshme krizash të këtij tipi.

Komiteti Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim të Sistemit të Menaxhimit të Krizave do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën në dhe rreth deponisë „Vardarishte“ dhe do të mbetet aktiv deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, duke kërkuar durim nga qytetarët e prekur”, thuhet në njfotim./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version