Një vit pas ndarjes nga jeta të Vedat Ademit nga Kumanova, familja e tij shpreh shqetësim për mungesën e përgjigjeve institucionale lidhur me rrethanat e vdekjes së tij në Spitalin e Kumanovës.

Ata dyshojnë se vdekja mund të lidhet me administrimin e një ilaçi, ndaj të cilit Ademi ishte alergjik, dhe kërkojnë zbardhjen e shkaqeve reale dhe identifikimin e përgjegjësve.

“Më shumë më dhemb humbja e djalit, se drejtësi e di se nuk do të ketë, nuk ma merr mendja që do të ketë. Atë ditë kur më thirrën te Prokurori, prej aty e pashë që duan ta ndërrojnë lëndën”, tha babai i Vedatit, duke shtuar se mjeku nuk ka qenë prezent gjatë trajtimit të Vedat Ademit, përcjell “TV21”.

“Për ka Prokuroria nuk jemi të kënaqur hiç. Vetë fakti që gjatë rastit kur ka ndodhur aksidenti i vëllaut që ia kanë bërë terapinë gabim, aty doktori nuk ka qenë hiç. Domethënë doktori në detyrë, që është dashur të jetë, nuk është paraqitur hiç. As kur ka ndërruar jetë vëllai, as të dalë të na japë ngushëllime”, tha vëllai i Vedat Ademit.

Share.
Exit mobile version