Linja telefonike 070 355 526, të cilën e ka hapur Qeveria për nevojat e të lënduarve në tragjedinë e Koçanit dhe familjeve të tyre ka filluar sot zyrtarisht të funksionojë dhe siç deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, pjesëmarrja ishte e madhe dhe rreth 30 familje tashmë kanë kontaktuar për të dhënë propozimet dhe kërkesat e tyre.
Miteva për “Sitel” tha se gjithmonë ka nevojë për më shumë dhe se kjo ndihmë nuk do të jetë vetëm një herë dhe afatshkurtër. Siç tha, në kuadër të kësaj është edhe kontakti personal i kryeministrit. Ai ka pasur takim me një pjesë të familjeve të të ndjerëve, të cilët donin që kjo të mos bëhej publike dhe tha nga kjo nuk donin që të bëhet piar.
Sipas Mitevës, në mungesë të ideve për programe, disa struktura politike po e keqpërdorin tragjedinë me informacione të pasakta “me tendencën dhe qëllimin e Qeverisë për ta ashpërsuar retorikën e saj”.
“E kuptojmë plotësisht se dhimbja dhe emocionet gjatë një tragjedie të tillë janë në nivelin më të lartë dhe nuk kemi ndërmend të përdorim retorikë të ashpër, veçanërisht jo me familjet e atyre që humbën të dashurit e tyre. Informacionet e përhapura nga disa struktura politike janë të pasakta”, theksoi Miteva.
Njoftoi se nesër në një seancë qeveritare pritet të merret një vendim në lidhje me ripërdorimin e kompleksit turistik Ponikva për rehabilitimin e të lënduarve në zjarr, me ç’rast MPB-ja do t’ia dorëzojë objektin në përdorim Ministrisë së Shëndetësisë.
E pyetur për të komentuar zgjedhjen e Azir Aliut si ministër të Shëndetësisë, ajo u përgjigj se, mbi të gjitha, ai ka përvojë në degën ekzekutive, që është e nevojshme, në udhëheqjen e proceseve që kërkojnë angazhim, punë dhe reforma, veçanërisht në kujdesin shëndetësor. Siç tha, ato nuk janë aplikuar edhe pse departamenti është drejtuar nga mjekë për shtatë vjet.
“Çfarë të mirash kemi parë në kujdesin shëndetësor me një mjek si ministër? Mund të them se kishim një sistem shëndetësor të shkatërruar, kështu që le të mos bazohemi te titujt, por te vizioni për reforma dhe guximi për të ndërmarrë ato përpjekje. Besoj se ai do t’i përkushtohet pozicionit të tij dhe se do të angazhohet vërtet për reformat dhe ndryshimet që janë prioriteti ynë”, tha Miteva, duke shtuar se “dalja e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria nuk e pengon rrugën tonë drejt një vizioni të qartë për ndryshime për të cilat kemi fituar besimin e qytetarëve”
Miteva: Çdokush që është i implikuar nuk do të amnistohet në hetimin për Koçanin appeared first on Telegrafi.