Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, sot tha se prokurimi i helikopterëve nga prodhuesi italian “Leonardo” është duke vazhduar, aktualisht po punohet për heqjen e sfidave ligjore.

“Prokurimi është duke vazhduar, e dini që qeveria e mëparshme e nënshkroi atë prokurim, ka shumë sfida ligjore. Në këtë moment, po paguhet kësti i dytë prej 70 milionë eurosh. Po punojmë me një firmë avokatësh çdo ditë për të hequr çdo sfidë që kemi”, tha Misajlovski.

Ai theksoi se helikopterët do të kenë aftësinë për të operuar në të gjitha llojet e zjarreve dhe ka pajisje shtesë që po instalohen në këto helikopterë.

“Presim që së shpejti të kemi një vizitë pune në Itali, ku do të shohim në vend se çfarë është bërë dhe do të shpjegojmë në mënyrë transparente se deri ku ka arritur e gjithë procedura”, tha Misajlovski.

Kontrata për blerjen e tetë helikopterëve të rinj transporti nga prodhuesi italian Leonardo për nevojat e Ushtrisë, me vlerë 249.5 milionë euro, u nënshkrua nga qeveria e mëparshme në mars të vitit të kaluar.

Misajllovski: Prokurimi i helikopterëve italian është duke vazhduar, do të përdoren edhe për shuarjen e zjarreve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version