Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot mbajti fjalim në takimin e Këshillit veriatlantik të Aleancës në selinë e NATO-s në Bruksel, ku kanë marrë pjesë ministrat e Mbrojtjes së vendeve aleate.
Misajllovski, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, u përqëndrua në qëllimet, prioritetet dhe aktivitetet, të cilat janë ndërmarrë nga ana e Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, në pajtim me të dakorduarën nga Samiti i fundit i NATO-s në Hagë, si dhe në unitetin e Aleancës, që sot, siç tha, është më se i nevojshëm për përforcimin e konceptit për mbrojtje dhe përgjigje.
“Madje edhe në kohëra të ndryshimeve gjeopolitike, nëse vazhdojmë të përqëndrohemi në atë që na ka nxitur në mënyrë aq energjike të synojmë ndaj anëtarësimit në NATO me dekada – nevoja për paqe, siguri, stabilitet, si parakusht për prosperitet, si Aleancë mund të përballim çdo sfidë që na del në rrugë”, tha ministri Misajllovski.
Ai potencoi se shteti i ynë vazhdon ta rrisë buxhetin për mbrojtje, e me këtë mbetet edhe maksimalisht i përkushtuar të përsosjen e Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Për modernizimin, siç tha, këtë vit janë ndarë mbi 32,5 për qind nga buxheti për mbrojtje, që është larg asaj që është paraparë të jetë në pajtim me qëllimet e NATO-s, respektivisht ndarje të 20 për qind nga buxheti i mbrojtjes për modernizim.
“Marrëveshjet tashmë të nënshkruara me disa shtete aleate me sukses po rrumbullaksohen, por kemi edhe marrëveshje vijuese, të cilat kontribuojnë për modernizimin dhe pajisimin e Armatës, për përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse, e me këtë edhe për përforcimin e mbrojtjes kolektive”, tha ministri.
Misajlovski theksoi se paralelisht po investohet edhe në kapacitetet njerëzore, e “dëshmi për këtë është fakti se pjesëtarët e Grupit të lehtë të Batalionit të këmbësorisë janë të përgatitur shkëlqyeshëm për vlerësimin e NATO-s, që do të mbahet në prill të këtij viti”.
Ministri shtoi se aktivisht do të vazhdojmë të marrim pjesë në misione dhe operacione të udhëhequra nga NATO dhe BE, si në kuadër të krahut lindor të Aleancës, ashtu edhe brenda KFOR-it dhe ALTEA-s, të gjitha me një qëllim – paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin për vendet dhe qytetarët.
