Ministria e Drejtësisë promovoi sot Raportin Vjetor mbi Zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit të Sektorit të Drejtësisë 2024–2028 për vitin 2025, një dokument që ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të progresit në zbatimin e reformave në sektorin e drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, igor Filkov theksoi se rezultatet tregojnë vrull të vazhdueshëm në zbatimin e proceseve të reformës dhe një angazhim të qartë institucional për të avancuar sundimin e ligjit.
Sipas raportit, për vitin 2025 ishin planifikuar 116 aktivitete, nga të cilat 66 janë zbatuar plotësisht dhe 50 janë në fazën e zbatimit. Shkalla e përgjithshme e zbatimit arriti në 56.9 përqind.
Rezultate veçanërisht domethënëse janë arritur në fushën e gjyqësorit dhe prokurorisë publike, ku realizimi kalon 81 për qind, ndërsa në rastin e reformave në Gjykatën Kushtetuese, shkalla e realizimit arrin në 75 për qind.
“Këta tregues paraqesin konfirmim se reformat po ecin me një dinamikë të qartë dhe sjellin rezultate konkrete. Çdo hap i realizuar nënkupton gjyqësor më efikas, siguri më të madhe juridike dhe institucione më të forta”, theksoi ministri Filkov./Telegrafi/

