minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ministria e Drejtësisë: Krenar Lloga nënshkroi Konventën për bashkëpunim në hetimin e krimeve të luftës - Shqiperia.info

Ministria e Drejtësisë njofton se ministri Krenar Lloga në Hagë nënshkroi Konventën për bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.

“Krenar Lloga, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Konventës së Lubjanës-Hagës në Pallatin e Paqes në Hagë, Holandë”.

Nga MD thonë se konventa synon lehtësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në materien penale ndërmjet shteteve anëtare dhe të sigurojë bashkëpunim juridik ndërkombëtar efektiv, në hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre krimeve. Konventa, si një instrument ndërkombëtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, paraqet mjet praktik që do t’i ndihmojë shtetet anëtare.

“Me të do të mundësohet forcimi i sistemeve juridike kombëtare dhe pritet të ulet ndjeshëm mosndëshkimi i kryerësve të këtyre veprave të rënda penale. Kjo sidomos për faktin se, Konventa fokusohet në detyrimin e shteteve për të ndjekur penalisht këto vepra penale dhe në këtë kuptim adreson nevojën për të rritur efikasitetin e hetimeve dhe ndjekjeve penale në nivel kombëtar”.

“Iniciativa për këtë Konventë ka filluar në vitin 2011 dhe ka mbështetje të madhe nga 80-të vende, mes të cilave edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë: Krenar Lloga nënshkroi Konventën për bashkëpunim në hetimin e krimeve të luftës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version