minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ministria e Drejtësisë: Kompetencë ekskluzive për të vepruar në bazë të parashkrimit të lëndës te përmbaruesi e ka gjykata - Shqiperia.info

Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë ligjore për të dhënë interpretim autentik të normave juridike, që është kompetencë ekskluzive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë nga MD.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se kompetencë ekskluzive për të vepruar në bazë të parashkrimit të lëndës te përmbaruesi, ka gjykata në procedurë përkatëse.

“Instituti juridik – parashkrimi, afatet, mbarimi dhe mënyra e përcaktimit, janë të rregulluara me dispozita të shumta të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve (neni 349-382) dhe i njëjti nuk zbatohet automatikisht, por përcaktohet në procedurë gjyqësore me propozim të debitorit.

Përmbaruesi është i detyruar të veprojë sipas kërkesës së kreditorit dhe i njëjti nuk është i autorizuar të marrë asnjë vendim procedural lidhur me rrjedhën e përmbarimit, e që është kompetencë ekskluzive e gjykatës”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrfi/

Ministria e Drejtësisë: Kompetencë ekskluzive për të vepruar në bazë të parashkrimit të lëndës te përmbaruesi e ka gjykata appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version