Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas informacioneve se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë nënshtetësinë e Hungarisë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se e monitorojnë nga afër situatën dhe se Gruevski mbetet shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Drejtësisë po monitoron nga afër informacionin e publikuar në publik në lidhje me pretendimet se Nikola Gruevski ka fituar shtetësinë hungareze. Pavarësisht të gjitha spekulimeve dhe informacioneve jozyrtare në lidhje me statusin e tij të mundshëm në Hungari, Nikola Gruevski mbetet shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është një person që i nënshtrohet vendimeve gjyqësore përfundimtare dhe procedurave aktive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

“VSquare”: Nikolla Gruevski ka marrë shtetësi hungareze në vitin 2022, ekstradimi i tij pothuajse i pamundur

Gjithashtu më tej theksojnë se procedura për ekstradimin e Gruevskti vazhdon në përputhje me legjislacionin vendas, marrëveshjet dypalëshe dhe konventat ndërkombëtare.

“Brenda kuadrit të kompetencave të saj, Ministria do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë dhe diplomatikë në komunikim me autoritetet kompetente të Hungarisë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version