Deputetja Mimoza Musa përmes një reagimi në Facebook ka theksuar se do t’i mbetet besnike mandatit të fituar në kuadër të koalicionit VLEN.

Në një deklaratë publike, Musa u shpreh se ky mandat është rezultat i një mbështetjeje të gjerë qytetare dhe përfaqëson zërin e ndryshimit ndaj një pushteti të gjatë të BDI-së.

“Më 8 maj të vitit të kaluar, mora besimin e mbi 107 mijë qytetarëve si pjesë e listës së Aleancës për Shqiptarët, në kuadër të koalicionit VLEN,” deklaroi Musa.

Ajo shtoi se ky mandat nuk është thjesht një numër, por simbol i zhgënjimit dhe lodhjes së një populli nga mbi dy dekada qeverisje e njëanshme.

Në një kohë kur skena politike në vend po përballet me pasiguri dhe tensione, Musa tha se ndjen përgjegjësi për të qartësuar pozicionin e saj ndaj publikut.

“Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët. Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj. Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara,” përfundoi Musa, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë të mbështesë iniciativat për reforma dhe drejtësi në emër të qytetarëve që përfaqëson”, ka shkruar Musa.

Mimoza Musa: Jam deputete e ASH-së, mandatin e fitova nga mbështetja e qytetarëve për koalicionin VLEN appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version