minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Milloshoski: Një dezertor do të jetë kryeministër i vendit - Shqiperia.info

Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së, ka kritikuar ashpër votimin e Talat Xhaferit si kryetar i Qeverisë teknike, duke thënë se ai ka dezertuar nga Ushtria e Maqedonisë dhe ai nuk mund të jetë kryeministër i mirë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mos prisni nga Talat Xhaferi të jetë më i mirë për vendin. Nuk mundet një dezertor i ushtrisë të udhëheq vendin si duhet. BDI nuk ka kualitet për të udhëhequr vendin. LSDM, PRSDM dhe partnerët tjerë, sot maqedonasin e kanë bërë qiraxhinj në vendin e tij. Sot, ata që thonë se është ditë historike, duhet ta thonë këtë pasi historikisht, Maqedonia ka më shumë borxhe, korrupsion, pasaporta për kriminelët e botës dhe historikisht kemi më shumë njerëz në listën e zezë të SHBA” tha mes tjerash Milloshoski.

Milloshoski mes tjerash ka përmendur, sipas tij, krimin që e ka organizuar Artan Grubi dhe e ka vërtetuar Talat Xhaferi në Kuvend me flamur të BE-së.

Ai gjithashtu ka përmendur Korridorin 8 dhe 10d, fabrikën e veturave elektrike, ligjin për lojërat e fatit, duke i quajtur si vendime dhe ligje të krimit.

Kujtojmë se edhe OBRM-PDUKM-ja e Milloshoskit do të jetë pjesë e qeverisë teknike, edhe pse kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë qeverinë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu
Xhaferi: Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve

 

 

Milloshoski: Një dezertor do të jetë kryeministër i vendit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version