Presidenti kroat, Zoran Milanoviq gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, tha se vendi nuk duhet të jetë viktimë e zhvatjes në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Milanoviq, në një konferencë të përbashkët me presidenten Siljanovska-Davkova, shtoi se nuk është këtu për të dhënë këshilla, por tha se jo të gjitha këshillat që vijnë nga fqinjët, diplomacia ndërkombëtare apo BE-ja janë të zgjuara dhe të dobishme.

“Ju jeni ata që do të vendosni se çfarë është e rëndësishme për ju. Thjesht mos u bëni viktimë e asnjë lloj shtrëngimi, zhvatjeje, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE”, tha Milanoviq .

Presidentja Siljanovska-Davkova tha se kriteret e Kopenhagenit janë ato që do ta bëjnë vendin një “shtet standard evropian dhe të mërzitshëm”, duke shtuar se vetoja nuk është një instrument miqësor.

“Pres mirëkuptim dhe, natyrisht, ndërkohë, duhet të shtyjmë përpara agjendën shtetërore, të zhvillohemi ekonomikisht dhe kulturorisht”, tha Siljanovska-Davkova./Telegrafi/

Milanoviq: Mos u bëni viktimë e zhvatjes në këmbim të anëtarësimit në BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version