Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, ku u takua me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq. Milanoviq komentoi mbi procesin afatgjatë të pranimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje se ka shumë kërkesa dhe kushte për ne.
Milanoviq thotë se Maqedonia e Veriut vendos vetë për rrugën e vet.
“Maqedonia vendos vetë se çfarë është më e mira për të dhe cilën rrugë do të zgjedhë, supozoj se është rruga e mirëqenies, paqes dhe qetësisë së qytetarëve të Maqedonisë. Dhe kjo e fundit, duke përfshirë BE-në dhe NATO-n, është një fasadë, një lloj rinovimi energjetik, por ajo që e bën shtëpinë është brenda. Këto janë mendimet e mia, ato nuk janë këshilla as për fqinjin e parë që jetoj pranë, e lëre më për të gjithë vendin dhe popullin.
E njëjta gjë vlen edhe për Kroacinë, BE-ja është një superstrukturë, por jo një ndërtesë. Shtëpia dhe tradita jonë janë në tokën tonë, ndërsa BE-ja është një histori sezonale e mirëpritur për sa kohë që zgjat. Kaq është. Ka jetë pa BE-në, dhe një jetë të suksesshme dhe dinjitoze”, tha Milanoviq, raportuan mediat kroate.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Siljanovsk-Davkova deklaroi se vendi po përballet me presion të madh nga Bashkimi Evropian për të ndryshuar Kushtetutën.
Ajo theksoi se si vend, ne kërkojmë që të mos aplikohen standarde të dyfishta ndaj tyre.
“Sipas Kushtetutës sonë, nisma për ndryshimin e saj mund të nisë nga presidenti, 30 përfaqësues ose 150 mijë qytetarë. Tani, megjithatë, BE-ja po na kërkon të bëjmë të njëjtën gjë, dhe ndoshta edhe disa nga fqinjët tanë do ta bëjnë këtë. Ky është një presion vërtet i madh. Si vend, ne kërkojmë me modesti që standardet e dyfishta të hiqen dhe që arritjet tona të vlerësohen si të të gjithëve të tjerëve”, tha Siljanovska-Davkova./Telegrafi/
