minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mijallkov lirohet nga akuzat në rastin “Thesari”, në gjykimin e parë u dënua me tetë vjet burg - Shqiperia.info

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski sot morën aktgjykim lirues në rastin “Thesari”, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.

Sipas gjykatëses Imrane Selmani, të akuzuarit lirohen nga akuzat pasi prokurori publik nuk ka dëshmuar se e kanë kryer veprën me të cilën ngarkohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktgjykimit, harxhimet për këtë gjykim maratonik do t’i paguajë shteti.

Ky është aktgjykimi i dytë për këtë rast, pasi Gjykata e Apelit pranoi ankesat e të akuzuarve në vitin 2022 dhe e shfuqizoi vendimin e shkallës së parë të sjellë në vitin 2021.

Me aktgjykimin fillestar, për shumë çështje nga “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit” ishin dënuar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet, ndërsa shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili gjykohej në arrati, ishte dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet.

Ish-ndihmësi i ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Mijallkovit, u dënuan me burg nga 5 vjet./Telegrafi/

Mijallkov lirohet nga akuzat në rastin “Thesari”, në gjykimin e parë u dënua me tetë vjet burg appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version