Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Elektranat e Maqedonisë së Veriut të parashtrojnë ankesë pas vendimit për ndërprerjen e hetimin kundër 13 personave dhe një kompanie për prokurimin e mazutit për TC Negotinë, me vlerë mbi 160 milionë euro.

Mickoski thotë se pret që rasti të kthehet në rishikim, ndërsa thekson se ka kontaktuar edhe kryeprokurorin Nenad Saveski, i cili ka deklaruar se nuk ka qenë i informuar për vendimin nga shefi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përcjell “TV21”.

Prokuroria nuk gjeti prova për krim në furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, ndërpret hetimet

“Mua dje nuk më besohej kur dëgjova atë lajm. Isha i shokuar nga ajo që dëgjova. Kur ta marrë vendimin, do të parashtrojë ankesë, dhe pres që rasti të kthehet në rishikim dhe analizë. Nëse kjo nuk ndodhë, Prokuroria e humb kredibilitetin, mendoj Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, me këtë prokuror, e kemi komentuar, me Islam Abazin, dhe nuk kam shtesë se çfarë të them.

Opinioni e di se për çfarë prokurori bëhet fjalë. Gjithashtu dua të them se gjatë ditës së djeshme kam folur edhe me kryeprokurorin Nenad Saveski për këtë temë, ai më informoi se nuk ishte i informuar për këtë vendim të PNKOK-së, që e udhëheq Islam Abazi.

Supozoj se pas ankesës nga SHA EMV, rasti do të rishikohet dhe të rikthehet në analizë”, tha Mickoski.

Share.
Exit mobile version