Kryeministri i RMV-së dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë takimit me partitë e djathta si motra evropiane tha se standardet e dyfishta minojnë frymën evropiane dhe zhgënjejnë kombin tonë

“Qeveria ime mbetet fort e përkushtuar ndaj vlerave konservatore, familjes, përgjegjësisë, lirisë ekonomike dhe sundimit të ligjit, vlera që na udhëheqin në shtëpi dhe në Evropë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në Kongresin e PPE-së në Valencia.

Ai në postimin e tij në Facebook tha se ishte një nder i madh të flisja në kongresin e PPE (Partinë Popullore Evropiane), mes liderëve të përkushtuar për liri, demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme.

“Megjithatë, nuk mund të heshtim për standardet e dyfishta që minojnë frymën evropiane dhe zhgënjejnë kombin tonë. Populli maqedonas meriton trajtim të drejtë dhe respekt për përkushtimin e tij në rrugën evropiane. Është koha për një Evropë të konsistencës, vlerave dhe respektit të ndërsjellë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Mickoski: Standardet e dyfishta minojnë frymën evropiane dhe zhgënjejnë kombin tonë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version