
Kryeministri Hristjan Mickoksi tha se ndërtimi i Klinikës së Shtipit, Spitalit të Kërçovës dhe rikonstruimi i Klinikës në Tetovës janë çështje javësh se kur do të nisin punimet. Kjo do të mundësohet me marrëveshjen e arritur me Mbretërinë e Bashkuar. Nuk përjashtohet mundësia edhe për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shkup.
Ndërsa vonesat dekadëshe për ndërtimin e klinikave të lartpërmendura, kryeministri thotë se janë si pasojë e pushtetit të kaluar.
“Motoja e kësaj qeverie është që të ndërtoj, jo të vjedh. Nëse ju kujtohet pjesa më e madhe e atyre projekteve në të kaluarën ishin të nisura dhe në një mënyrë të çuditshme u ndaluan, dhe kërkohej arsye që të mos vazhdoheshin. Qëllimi jonë si qeveri është që ti zgjedhim problemet dhe këtë po e bëjmë, në baza ditore këtë e bëjmë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Mickoski tha se shëndetësia është në prioritetin e tij më të lartë, por kërkon mirëkuptim pasi kanë ndodhur shumë punë jo njerëzore në të kaluarën.
“Shëndetësia e ka fokusin tim personal. Nuk duhet të keni dilemë sepse është një ndër prioritetet më të larta të mia. Për fat të keq, trashëgimia është e madhe, edhe me drejtorin e fondit shëndetësor kur bisedoj por edhe me drejtorët, e di se me çfarë probleme përballemi. Kështu që pasi e ka fokusin tim personal e ndjejë se do të bëjmë shumë punë për shëndetësinë publike”, deklaroi Hristijan Mickoksi, kryeministër.
Mickoski gjithashtu tha se këtë vit buxheti i Fondit Shëndetësor është rritur me 18 miliardë denarë krahasuar me vitet e krizës së Kovidit./Alsat/
Mickoski: Së shpejti pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e Klinikës së Shtipit appeared first on Telegrafi.