Plani Operacional i Punësimit për vitin 2025 ka një vlerë prej 40 milionë eurosh dhe përfshinë mbi 16 mijë të papunë, nga të cilët 65 përqind pritet të jenë të rinj nën moshën 29 vjeç, njofton kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski theksoi se Plani Operacional i Punësimit, masat dhe programet që do të ofrojnë punë dhe mbështetje në tregun e punës u hartuan në seancën e fundit të Qeverisë.
“Një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie është rritja e mirëqenies së qytetarëve, ulja e papunësisë dhe krijimi i masave që synojnë një treg pune të ekuilibruar dhe efektiv, prandaj, në seancën e fundit hartuam një Plan Operacional të Punësimit me vlerë 40 milionë euro, i cili do të përfshijë mbi 16 mijë bashkëqytetarë tanë, nga të cilët 12.537 persona në masa aktive të punësimit dhe 3.520 persona në shërbimet e punësimit.
Ky plan mbulon dy pika kryesore, e para është mbështetja e drejtpërdrejtë për bizneset fillestare të të rinjve, e dyta është një qasje e organizuar ndaj shuarjes së zjarreve, për të cilën do të punësohen 400 zjarrfikës të cilët do të vihen në dispozicion të komunave ku ka nevojë, si dhe punësim shtesë i 600 të papunëve të cilët do të angazhohen në punë publike dhe projekte komunale në infrastrukturë dhe mbrojtje të mjedisit në nivel lokal”, tha Kryeministri./Telegrafi/
Mickoski: Plani operativ i punësimit përfshin mbi 16 mijë qytetarë, shumica nën moshën 29 vjeç appeared first on Telegrafi.