Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar nismën e Frontit Evropian, respektivisht BDI-së, për mbledhje të nënshkrimeve për nisjen e procesit për ndryshimet kushtetuese.
Mickoski thotë se BDI duhet të punojë për problemet që ka me kuadrin dhe programin në parti, ndërsa shton se çështjet shtetërore, i zgjidh qeveria.
“BDI kishte mundësi ta bënte atë kur ishte në qeveri, 20 vjet ishte në qeveri. Kështu që mendoj që BDI ka problem me kuadrot dhe programin. Unë do t’u sugjeroja ta zgjidhin problemin me kuadrot dhe programin, ndërsa problemet shtetërore do t’i zgjidhë qeveria që ka legjitimitet nga qytetarët”, tha Mickoski.
Lidhur me deklaratat e raportuesit për vendin tonë në PE, Thomas Waitz, Mickoski tha se deklarata e tij e mbrëmshme ishte e qartë, se vendi po bën reforma dhe se këtu nuk ka asnjë dyshim.
“deklarata e tij e mbrëmshme ishte e qartë, se vendi po bën reforma dhe se këtu nuk ka asnjë dyshim. Qeveria do të vazhdojë të bëjë reforma”, tha Mickoski./Telegrafi/

