
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me rikonstruimin e qeverisë, si dhe ministrat Fatmir Limani dhe Arben Fetai.
I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodh me Limanin dhe Fetain, Mickoski tha se për disa muaj do të diskutohet për këtë çështje.
“E dini se si partnerë koalicioni kemi marrëveshje dhe në maj-qershor kemi paralajmëruar rikonstruimin e qeverisë dhe shumë nga çështjet do të vendosen në tavolinë dhe do të diskutojmë”.
Ndërsa sa i përket çështjes nëse Ziadin Sela do të bëhet pjesë e qeverisë, ai tha se për momentin nuk sheh hapësirë për negociata me parti tjera politike.
“Si koalicion kemi bashkëpunim korrekt dhe për momentin nuk shoh hapësirë për bisedime me subjekte politike tjera. E përsëris, fytyrën e ruash një vit, ndërsa e humbësh për një moment”, tha mes tjerash Mickoski.






