Pasi një ditë më herët ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Hungari, reagoi përmes rrjetit social Facebook ndaj ministrit të Drejtësisë Igor Filkov, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si po trajtohet rasti i tij dhe për përpjekjet për nisjen e procedurave të ekstradimit, sot kanë reaguar edhe krerët politikë në vend.
Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se qëndrimi i Qeverisë për sundimin e ligjit mbetet i pandryshuar, duke theksuar se nuk do të ketë standarde të dyfishta.
Sipas tij, çdo person që përballet me organet e drejtësisë gëzon të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj, ndërsa institucionet do të veprojnë në përputhje me procedurat ligjore.
Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e Gruevskit: Veprojmë sipas sipas ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare
“Qëndrimi im është i njëjtë si para disa javësh dhe mbetet i pandryshuar. Nuk kemi standarde të dyfishta. Çdo qytetar që përballet me organet e drejtësisë ka të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Institucionet do të veprojnë në përputhje me procedurat ligjore dhe në funksion të sundimit të ligjit”, tha Mickoski.

