Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me dorëheqjen e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, tha se ajo do të arkivohet nesër, ndërsa sa i përket rikonstruksimit të Qeverisë, tregoi se do të zhvillohen diskutime me partnerët e koalicionit.
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit
“E kam thënë disa herë në të kaluarën se kemi biseduar. Fetai e paraqiti dorëheqjen e tij sot, ajo do të arkivohet nesër. Pra, siç e dini, në qershor presim një rikonstruksion të Qeverisë dhe do ta shohim, do të flasim me partnerët tanë të koalicionit brenda Qeverisë”, tha Mickoski.
Ai theksoi se Fetai në dorëheqjen e tij shpreh mirënjohje për punën me të si Kryeministër, si dhe me kolegët e tjerë brenda Qeverisë./Telegrafi/

