
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot se është arritur një zgjidhje për pagesën e pesë muajve të rrogave të papaguara për punonjësit e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.
Gjatë një takimi me Zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti dhe Drejtorin e Inspektoratit, Arsim Idrizi, u diskutua për gjendjen financiare të punonjësve dhe mundësitë për trajtimin e situatës.
Kryeministri bëri të ditur se Inspektorati do të kalojë në kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim funksionalitetin institucional dhe realizimin e pagesave.
Ndryshimet ligjore, të cilat pritet të miratohen në Kuvend, do të mundësojnë pagesën e pagave të papaguara. Mickoski nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak për shmangien e bllokadave dhe përpjekjeve për keqpërdorime politike.
Në përfundim të takimit, kryeministri njoftoi formimin e një grupi pune për riorganizimin përfundimtar të Inspektoratit dhe përcaktimin e kompetencave të tij.
Mickoski: Pagesat e prapambetura për punonjësit në Inspektoratin e Gjuhëve do të realizohen appeared first on Telegrafi.