Kryeministri Hristijan Mickoski, thotë se opozita po pengon vancimin e agjendës reformuese përmes bllokimit të grupit punues për Kodin Zgjedhor

“Patëm takim me Gert Jan Koopman, i cili e udhëheq atë proces në kuadër të Komisionit Evropian. Të gjithë jemi optimistë se nga ato dhjetë, mund t’i realizojmë nëntë e gjysmë, e ndoshta edhe të dhjetat, kështu konkluduam, të cilat janë në grejs periudhën.
Një apo dy hapa varen nga pjesëmarrja e opozitës në to, përkatësisht një në këtë grejs periudhë, e ai është Kodi Zgjedhor.

Shpresoj që aty do të mbizotërojë arsyeja, që ata të kthehen në grupin punues dhe së bashku ta miratojmë këtë ligj reformues. Sepse reformat nuk janë vetëm ndryshime në Kushtetutën, unë e kuptoj këtë ind të butë të identitetit maqedonas te LSDM-ja, e cila aktualisht përfaqësohet nga udhëheqja e saj dhe se për ta është më e lehtë të gjunjëzohen sesa të punojnë.

Por, reformat dhe dëshmia nëse jeni për Evropën nuk janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, por ka edhe shumë çështje më thelbësore që duhet t’i përfundojmë. Ne jemi të fokusuar në çështjet thelbësore, ndërsa ata le të gjunjëzohen aty ku gjunjëzohen”, tha Mickoski duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse Qeveria do ta përmbushë agjendën reformuese./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version