Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thekson se nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare dhe shprehu keqardhje që politikanët e korruptuar më parë pranuan gjithçka për të qëndruar në pushtet.

“Nëse e zgjerojmë Kushtetutën tonë për të përfshirë më shumë grupe etnike, meqenëse ka shqiptarë, serbë, turq, romë, boshnjakë e kështu me radhë, atëherë lind pyetja, çfarë ndodh me maqedonasit në anën tjetër të kufirit që jetojnë në Bullgarinë perëndimore? Nëse nga njëra anë kërkoni të jeni popull përbërës për shkak të ndonjë propozimi që politikanët e korruptuar në të kaluarën e kanë pranuar, duke menduar se në këtë mënyrë do të mbeten në qeveri, se do t’u falen të gjitha skandalet kriminale që kanë kryer, dhe nga ana tjetër keni 14 vendime të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut që thonë se atje ka një komunitet maqedonas që ka të drejtat e veta për t’u organizuar në klube dhe organizata, dhe nuk e respektoni Rezolutën që keni nënshkruar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një Rezolutë të tillë e ka nënshkruar edhe Bullgaria, atëherë lind pyetja se cili është kundërargumenti”, thotë Mickoski në një intervistë për “Euronews Serbia”.

Ai theksoi se është hipokrizi dhe standarde të dyfishta të dalësh dhe të thuash se duhet bërë sepse ata janë aty ku duam të jemi ne, dhe se nuk kanë pse ta bëjnë./Telegrafi/

Mickoski: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version