Kryeministri Hristijan Mickoski, ka folur për Nenad Saveskin, i cili është propozimi i qeverisë për kryeprokuror, ndërsa tha se sot ose nesër pret që në Kuvend të dorëzohet zyrtarisht propozimi.
Mickoski tha se personalisht nuk e njeh të njëjtin, por që nga biografia është vlerësuar se mund të jetë kryeprokuror i shkëlqyer.
“I analizuam të gjithë kandidatët. I analizuam biografitë e tyre, njëherë edhe përfundimet e Këshillit të Prokurorëve dhe si qeveri, në një debat konstruktiv morëm vendim se Nenad Savevski mund të jetë zgjidhja përkatëse për kryeprokuror të ri. Unë personalisht nuk e njoh Nenad Saveskin, por nga ajo që pash nga biografia e tij , por edhe gjatë pyetjeve, vlerësojmë se mund të jetë kryeprokuror i mirë, të them i shkëlqyer”, tha Mickoski.

