minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mickoski: Nuk do të organizojmë arrestime spektakolare, siç ishte traditë në kohën e kaluar - Shqiperia.info

“Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë, por jo me arrestime hollivudiane, por me një proces të qartë. Nëse OBRM-PDUKM nuk hyn në betejë të ashpër me krimin, qytetarët do të zhgënjehen dhe do të vazhdojnë të largohen”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi partiak sot në Shtip.

Ai deklaroi se ata që abuzojnë me denarin e shëndetësisë, ata që mendojnë se do abuzojnë me shëndetin e pacientëve dhe do të pasurohen personalisht, do të sanksionohen dhe do të dalin para drejtësisë me prova.

“Natyrisht, nuk do të jetë një gjueti politike, sepse OBRM-PDUKM nuk ka ndërmend të organizojë arrestime “spektakolare hollivudiane”, siç ishte karakteristikë e disa kohëve të kaluara, përkundrazi, me argumente dhe prova të qarta tashmë kemi pista dhe do të themi kush janë ata, për të mos njollosur emrin e shumë të ndershmëve që kujdesen për pacientët tanë. Këtë duhet ta bëjmë menjëherë, në mënyrë ofensive në muajt e parë të qeverisjes së ardhshme të OBRM-PDUKM-së”, tha Mickoski.

Mickoski: Nuk do të organizojmë arrestime spektakolare, siç ishte traditë në kohën e kaluar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version