Norma e përgjithshme e interesit për kredinë nga marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë më e ulët nga margjina 4,5 për qind, konsideron kryeministri Hristian Mickoski, duke sqaruar se ne e shfrytëzojmë rejtingun krediror të Mbretërisë së Bashkuar që është tre herë A, më e mira që mund të marrim në këtë moment si vend i tregut.

Kjo, siç theksoi Mickoski, është ajo që mund ta thotë me siguri nga dakordimi i deritanishëm, duke cekur se kushtet financiare akoma nuk janë dakorduar deri në fund dhe se ende nuk ka një dialog të tillë të hapur me asnjërin dhe kur do të hapin, atëherë mund t’i tregojë hollësitë.

I pyetur nëse norma e përgjithshme e interesit do të jetë në suaza të projektimeve momentale për shtetin tonë prej 4,5 deri 6,5 për qind, Mickoski tha norma e përgjithshme e interesit do të jetë më e ulët nga kjo margjinë e poshtme, duke cekur se ende nuk kanë hapur dialog të tillë me askënd.

Por, theksoi Mickoski, ne nuk do të shkojmë në nënshkrim të drejtpërdrejtë me atë institucion financiar, por Ministria e Financave pasi që të marrë kërkesë për projekt do të dalë në treg ndërkombëtar dhe do të ketë dialog konkurrues me 18-20 ofrues potecial kreditorë, mes të cilëve edhe bankat evropiane.

Kushtet financiare ende nuk janë dakorduar deri në fund, theksoi Mickoski, duke cekur se në këtë rast ka grejs periudhë pesëvjeçare dhe fatura e parë do të arrinte më 1 janar 2027 dhe prej atëherë do të fillojë grejs periudha.

I pyetur nëse marrëvehsja parasheh bashkëpunim në siguri dhe çka nënkupton kjo, Mickoski tha se para dy javësh ka kaluar në mbledhje qeveritare memorandumi për mirëkuptim mes Qeverisë dhe kompanisë britanike e cila është e gatshme të investojë në një kapacitet të tillë prodhues mes 250-300 milionë euro, që në vit do të sillte nga eksporti rreth gjysmë miliardi euro. “Por, kemi marrëvehsje, kur të finalizohet e tërë kjo do të dalim sërish në konferencë për shtyp dhe do ta themi atë”, deklaroi Mickoski.

Mickoski: Norma e përgjithshme e interesit për kredinë nga marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë më e ulët nga margjina prej 4,5 për qind appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version