
Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi që sipas ligjit, ka sjellje të papërgjegjshme nga individë dhe parti të caktuara dhe nëse procesi zgjedhor është i pasuksesshëm, atëherë sipas ligjit qeveria duhet të përcaktojë përfaqësues për të menaxhuar me komunat.
“Nuk e përjashtoj edhe atë mundësi, gjithçka është e mundur. E mundur është që fleta e votimit të jetë 7-8 metra, mund që fleta e votimit t’i zhgënjejë qytetarët për dalje, të bie censusi.
Por këtu dua të paralajmëroj që sipas Kushtetutës dhe ligjit, nëse nuk është i suksesshëm procesi zgjedhor, qeveria është ajo që emëron përfaqësues. Kështu që sjellja e papërgjegjshme e individëve, ose partive të caktuara politike, rezulton me tipa të këtilla të mundësive.
A do të ndodhë kjo, do të shohim së shpejti”, tha mes tjerash Mickoski.
Mickoski: Nëse procesi zgjedhor nuk është i suksesshëm, qeveria emëron përfaqësues në komuna appeared first on Telegrafi.