Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha sot se pret që në pranverë, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ta vizitojë Maqedoninë.

“Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup”, kështu ju përgjigj Mickoski, pyetjes së deputetit turk, Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Mickoski tha se me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar partneritetet në fusha të ndryshme.

“Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup. Supozoj se vizita do të realizohet, në këtë moment nuk mund të them saktësisht kur dhe si, por e di që Turqia ka një ambasador jashtëzakonisht të mirë në Shkup, diplomat i nivelit të lartë, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe ai ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Jam i bindur se ky takim i parë do të ndodhë shumë shpejt dhe do të kemi mundësinë dhe nderin që presidentin Rexhep Taip Erdogan ta presim në Shkup”, theksoi kryeministri Mickoski.

Në seancën e Kuvendit, kryeministri i Maqedonisë, Micskoski, kujtoi se bashkëpunim i mirë midis dy vendeve ekziston edhe në turizëm, ku një numër i madh turistësh turq vizitojnë Maqedoninë, si dhe bashkëpunim ka edhe në arsim të lartë, pasi një numër i madh studentësh turq janë prezent në universitetet e vendit tonë.

Share.
Exit mobile version