Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk e ka parë propozimin e PLD-së për një njësi zgjedhore, megjithatë ai tha se parimisht e mbështet këtë ide, por që pasi OBRM-PDUKM-ja nuk është nismëtar i iniciativës, nuk do të angazhohet që të kërkojë konsensus për këtë çështje.
“Parimisht, si OBRM-PDUKM thash, ja do ta përsëris, deputetët e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, ne do të mbështesim një njësi zgjedhore, në të cilën të drejtë vote do të ketë edhe diaspora, sepse pyetja u adresua ashtu që ne si qeveri kontestojmë ndonjë të drejtë, ishte e drejta e diasporës për të votuar, kjo ishte përgjigja ime, të jemi precizë”.
“Përndryshe, nuk kemi debat politik, ose agjendë politike që të ulemi të flasim, të kërkojmë kompromis, konsensus, e kështu me radhë”, deklaroi Mickoski.
Mickoski: Mbështesim idenë për një njësi zgjedhore, me të drejtë vote edhe për diasporën appeared first on Telegrafi.