Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri të ditur se është gati Ligji për lojërat e fatit.
Mickoski nuk dha detaje se çfarë parasheh ligji i ri, por theksoi se me zgjidhjen e re ligjore, pret që në mënyrë të natyrshme të bie numri i të ashtuquajturve klub automate.
“Ligji për Lojëra të Fatit, pas punës për disa muaj, dhe harmonizimit të tij, është gati. Pres që këtë muaj ta kalojë procedurën qeverisëse, më pas të hyjë në Kuvend. Do të ketë shumë risi, shumë ndryshime, dhe pres numri i atij lloji të klub automatëve, pas miratimit të këtij ligji, në mënyrë të natyrshme të ulet”, tha Mickoski.
Mickoski: Ligji i ri për lojërat e fatit është gati, pres që të ulet numri i klub automateve appeared first on Telegrafi.