Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar tregtarët se çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, që dëmton standardin e jetesës së qytetarëve, do të përballet me masa konkrete nga Qeveria.

Ai theksoi se autoritetet po e monitorojnë nga afër situatën edhe me çmimet e produkteve bazë, ndërsa inspektoratet janë në terren për të parandaluar abuzimet.

Sipas tij, qeveria ka një plan të qartë veprimi dhe është e gatshme të reagojë menjëherë ndaj çdo keqpërdorimi në treg, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

“Nëse shohim se kemi sjellje jo etike nga zinxhirët e marketeve, furnizuesit, prodhuesit kuptohet se ne si qeveri do ti ndërmarrin të gjitha masat që kemi në dispozicion. Inspektorati i Tregut është në terren. Nga ajo që shoh kemi rritje të vajit dhe tek vezët, flas për rritje që është më e theksuar, tek produktet tjera çmimet në parim nuk ndryshojnë nga mesatarja e periudhës së kaluar”, deklaroi Mickoski.

Share.
Exit mobile version