
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski njofton se Gjykata e Apelit ka marrë vendim sipas të cilës LSDM ka thënë të pavërteta dhe ka shpif ndaj tij.
#Gjykata e Apelit, me një vendim përfundimtar, përcaktoi se LSDM tha të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë.
Me këtë vendim, pas vendimit të konfirmuar të shkallës së parë, LSDM është vendosur edhe zyrtarisht nga gjyqësori si një parti shpifëse.
Ajo që ata e paraqitën për vite me radhë si një “luftë politike”, sot është vendosur zyrtarisht si e palejueshme dhe në kundërshtim me sundimin e ligjit. Ky vendim e ekspozon qartë modelin e tyre politik: në vend të argumenteve, sulme; në vend të programeve, diskreditim; në vend të përgjegjësisë, gënjeshtra të vendosura në publik me qëllim shkaktimin e dëmit.
Kritika politike është legjitime dhe e nevojshme. Shpifja dhe gënjeshtrat nuk janë politikë, por abuzim i hapësirës publike”, srkuan Mickoski.
Ai shton se Maqedonia duhet të ecë përpara me politikë të bazuar në të vërtetën, idetë dhe përgjegjësinë, jo në sajesa dhe sulme personale./Telegrafi/





