Kryeministri Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e 5 Majit – Ditës së gjuhës maqedonase, duke theksuar se kjo datë përfaqëson një simbol të rëndësishëm të identitetit kombëtar dhe vetëqenies shpirtërore të popullit maqedonas.

Ai theksoi se gjuha maqedonase nuk është vetëm mjet komunikimi, por dëshmi e gjallë e historisë, ruajtëse e kujtesës kolektive dhe shprehja më e fuqishme e veçantisë kulturore dhe kombëtare.

“Në fjalët e saj janë të ndërthurura betejat, shpresat dhe aspiratat e gjeneratave që e kanë ndërtuar dhe ruajtur ekzistencën tonë”, porositi Mickoski.

Kryeministri theksoi se sot ekziston një detyrim i qartë që gjuha të kultivohet, të zhvillohet dhe të përfaqësohet me dinjitet, si në vend, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Share.
Exit mobile version