Me vendosjen e gur-themelit sot u shënua fillimi i investimit të kompanisë turke për prodhimt të ngrohësve dhe rezistuesve për teknikë të bardhë dhe aparate elektrike “Shahterm” në Zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) – Shkup.
“Investimi i kompanisë vetëm në fazën e parë kap vlerën prej 25 milionë euro me 200 vende të reja pune, ndërsa plani është që investimi të arrijë 50 milionë euro dhe numri i të punësuarve të jetë mbi 500”, tha Mickoski.
Ai vlerësoi se ky është projekt që jo vetëm e zhvillon ekonominë, por edhe e konfirmon stabilitetin dhe përparimin e vendit tonë, duke kontribuar në forcimin e industrisë dhe eksportit maqedonas. Potencoi edhe se treguesit e fundit ekonomik janë inkurajues.
“Prodhimi industrial në mars të vitit 2025 është rritur për 5,2% në nivel vjetor krahasuar me marsin e vitit 2024. Investimet e huaja direkte për vitin 2024 arritën në 1,255 miliardë euro, duke e bërë Maqedoninë vendin me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë. Inflacioni në muajin mars është nën 3%, konkretisht 2,7%, ndërsa në prill është 2,6% në nivel vjetor. Pagat rriten nga 9 deri në 10% në vit, që është një shenjë se po luftojmë kundër varfërisë dhe jemi për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve tanë. Në tremujorin e parë të vitit 2025 kemi rritje të aktivitetit kreditues të bizneseve dhe qytetarëve prej 13%, që është gjashtëfish më shumë se ai brenda Bashkimit Evropian. Dhe mund të përfundoj se me gjithë këta tregues ekonomikë, Maqedonia është në rrugë të mirë për të qenë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë”, tha Mickoski.
Investimi me të cilin do të ndërtohet objekti me sipërfaqe prej mbi 13.000 metrav e katrorë, përfshin edhe qendër për hulumtim dhe zhvillim, ndërsa do të jetë kapaciteti i parë prodhues i kësaj kompanie jashtë Turqisë.
Mickoski: Filloi ndërtimi i fabrikës së turke në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës appeared first on Telegrafi.